fbpx
-15.2 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

Vasfije Krasniqi arrin të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës – kaq vota i mori

Kandidatja për deputete e Listës Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi Goodman ka arritur që të bëhet deputete e legjislaturës së tetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Krasniqi Goodman ka arritur që të marr gjithsej 60.885 vota, shkruan Gazeta Insajderi.

Krasniqi Goodman në këtë legjislaturë është bërë deputete për herë të parë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka njoftuar se fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit ka dal Lëvizja Vetëvendosje me 438 mijë e 334 vota.

Pas VV-së, partia e dytë më e votuar doli të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img