Ndërroi jetë Madeleine Albright
Ka ndërruar, sot, jetë në moshën 84-vjeçare, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, ka njoftuar familja e saj në rrjetet sociale.
Albright ishte njëra ndër figurat qendrore në administratën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton. Para kësaj shërbeu si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.
Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve gjatë viteve `90-të. Poashtu, Albright u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin. /T.S/Alb’swiss Tv/