Atalanta dhe Lazio janë duke zhvilluar ndeshjen të vlefshme për çerekfinalen e Coppa Italia dhe për momentin rezultati është 2-2.
Në këtë ndeshje, lojtari i parë që shënoi gol ishte pikërisht shqiptari Berat Gjimshiti në minutën e shtatë.
Më pas, Vedat Muriqi 17’ arriti që të barazoi rezultatin duke shënuar një gol mjaftë të bukur me kokë.
Francesco Acerbi realizoi edhe një herë për Lazion duke i dhënë kështu epërsin e parë në ndeshje, mirëpo me golin e Malinovsky Ruslan u mbyll me rezultat të barabartë pjesa e parë./Lajmi.net/
Më poshtë, mund të shihni golin e shënuar nga Muriqi:
VEDAT MURIQI GOAL
Muriqi scores just 17 minutes into the game vs #Atalanta in the #CoppaItaliapic.twitter.com/4M2P6CpCJp
— Dardanian Football (@DardanianFooty) January 27, 2021