Vetëvendosja merr mbi 51%, e tregojnë të dhënat e fundit nga numërimi i votave – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Vetëvendosja merr mbi 51%, e tregojnë të dhënat e fundit nga numërimi i votave

vetevendosja-merr-mbi-51%,-e-tregojne-te-dhenat-e-fundit-nga-numerimi-i-votave

Të dhënat e fundit nga numërimi i votave me kusht, VV merr mbi 51%.

Lëvizja Vetëvendosje, deri më tani, nga 16,321 vota të numëruara me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara, ka marrë 8,461 vota ose 51.8 për qind të tyre.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Vetëvendosja, me numër të votave me kusht, pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me 2,776 vota, teksa LDK’ja ka marrë 1,769 vota.

Ndërkaq, AAK ka 1,445 të votave me kusht. Nisma Socialdemokrate, deri më tani ka 400 vota.

Nga KQZ’ja kanë bërë me dije se janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta.

Të ngjajshme

Manaj i LDK-së: Sovrani na e ka treguar vendin me 14 shkurt

albswiss.com

E festuan liberalizimin e vizave në vitin 2016, Çollaku tregon pse e bën këtë

albswiss.com

74 vajza të mitura linden foshnje në QKUK për tetë muaj

albswiss.com