Katër persona që sot në mëngjes gjetën vdekjen në Montreux, ishin anëtarë të së njëjtës familje: babai (40), nëna (41), vajza e tyre (8) dhe motra binjake e bashkëshortes, kurse djali (15) i familjes, u hospitalizua në gjendje të rëndë.
Siç transmeton Le Matin, policia kantonale nën drejtimin e prokurorit të Vaud Lindor, Karim Ben Amor, ka njoftuar se sipas hetimeve të para, dy xhandarë shkuan në një apartament në rue du Casino për të ekzekutuar një urdhër për sjellje të lëshuar nga prefektura. Mandati kishte të bënte me babain, një francez 40-vjeçar, banues në këtë banesë. Xhandarët trokitën në derë dhe dëgjuan një zë që i pyeste se kush ishte aty. Pasi u deklaruan, xhandarët nuk dëgjuan më zhurmë në banesë. Në pamundësi për të kontaktuar me personat e mundshëm, ata u larguan.
Nuk mund të vërtetohet, nëse shkaku i kësaj tragjedie ishte shkuarja e xhandarëve për të kërkuar babanë e familjes./albswiss.com/