12.2 C
Geneva
Thursday, October 9, 2025

Viola von Cramon: Sulmet dhe shpifjet ndaj mediave vijnë pikërisht prej zyrtarëve të lartë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

 Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon,  duke folur në debatin e Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian për draftin e raporteve për Kosovën dhe Serbinë, është shprehur kritike për gjendjen e mediave në Kosovë.

Ajo ka thënë se sulmet dhe shpifjet ndaj tyre vijnë pikërisht prej politikanëve të nivelit më të lartë. 

“Sulmet dhe gjuha diskredituese kundër gazetarëve është e papranueshme, ku një pjesë e përgjegjësisë, fatkeqësisht, bie mbi zyrtarët më të lartë. Megjithatë, Kosova qëndron më mirë në Ballkanin Perëndimor kur është në fjalë liria e shtypit”, ka thënë ajo.

Megjithatë, von Cramon pati lëvdata për Kosovën në përmirësimin e sundimit të ligjit dhe fusha të tjera. Derisa për sanksionet e vendosura kundër Rusisë, von Cramon tha se është dëshmi që Kosova i përket në BE dhe respekton vlerat e saj.

 

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img