Ndonëse kishin gjuhë të ashpër në fushatë ndaj Vetëvendosjes, Lidhja Demokratike e Kosovës është zbutur pas rezultateve të zgjedhjeve.
Zyrtari i saj, Adnan Merovci, në një postim në Facebook ka propozuar një ofertë për VV-në, për koalicion me ta. Ai këtë ofertë e quan “Vaksina shpëtuese e Kosovës”.
Sipas tij, kryeministër duhet të jetë Albin Kurti, kryetar Kuvendi Glauk Konjufca, president Lutfi Haziri, ndërsa Vjosa Osmani të bëhet kryetare e LDK-së dhe ministre e jashtme.
Postimi i tij:
Vaksina shpëtuese për Kosovën!
Koalicioni: VV + LDK;
Kryeministër: Albin KURTI;
Kryetar i Kosovës: Lutfi HAZIRI;
Kryetar i Kuvendit: Glauk KONJUFCA;
Kryetare e LDK-së dhe Ministre e Jashtme: Vjosa OSMANI;
Kjo arrihet nëse aplikohet Vaksina kundër inateve, mllefeve, hakmarrjeve dhe krejtë kjo për Kosovën!