fbpx
17.8 C
Geneva
Tuesday, October 1, 2024

Vjosa Osmani pret në takim ambasadorin turk, kabineti s’e përmend ambasadën

Ambasadori turk shkon edhe në Presidencë.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë, Cagri Sakar. Ky i fundit ka shkuar në Presidencë pas takimit që pati me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Presidenca, në komunikatën e lëshuar për media, nuk ka përmendur të jetë biseduar në takim lidhur me vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Cagri Sakar. U.d. Presidentja Osmani dhe Ambasadori Sakar diskutuan për raportet bilaterale mes dy shteteve, duke potencuar bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe raportet e mira mes shteteve”, thuhet në komunikatë .

“Presidentja në detyrë është shprehur falënderuese për ndihmën që shteti turk i ka ofruar Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj në fusha të ndryshme, e sidomos tash së fundmi përgjatë pandemisë. Ajo ka theksuar faktin se Turqia ka ofruar ndihmë në trajtimin e pacientëve në faza të ndryshme që ka qenë ndihmë e madhe për Kosovën”, thuhet tutje në komunikatën e Presidencës.

Po ashtu, bëhet e ditur se ambasadori turk e ka uruar Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve.

“Ambasadori Sakar ka uruar u.d. Presidenten për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke konstatuar se vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës është i qartë dhe se i njëjti duhet të jetësohet përmes krijimit të institucioneve të reja”, thuhet në komunikatë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka përfillur shpejt letrën që ia dërgoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ai ka deklaruar se Ambasada e Kosovës në Jerusalem dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit, janë çështje të rëndësishme për vendin. Në takimimin me ambasadorin e Turqisë, Çagri Sakar, Kurti gjithashtu ka thënë se vendndodhja e ambasadës është çështje që do të shqyrtohet.

“Rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img