19.7 C
Geneva
Friday, March 14, 2025

Vlora Çitaku këto fotografi i mbante në zyrë kur ishte ministre

Vlora Çitaku tregon cilat fotografi i mbante në zyrë kur ishte ministre.

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA dhe ish-ministrja, Vlora Citaku në ditën e gruas ka treguar se cilat fotografi i mbante në zyrë.

Në një shkrim në Facebook, Çitaku ka thënë se sa isha Ministre në Ministrinë për Integrim Evropian, në krye të zyrës kishte vendosur fotografitë e grave shqiptare.
Ajo thotë se të njëjtat i ka pasur frymëzim.

“Kanë qenë frymëzimi im, dhe falë sakrificës së të cilave unë pata nderin të ushtrojë funksione të rëndësishme publike”, tha Çitaku.

“Rrugëtimi i tyre ishte shumëfish më sfidues se i yni. E detyra jonë është që rruga drejtë sukesit të jetë më e lehtë për gjeneratat që vijnë pas nesh. Të gjitha atyre grave që ndër shekuj shembën muret e paragjykimeve; të gjitha heroinave të cilave emrin nuk ua mësuam kurrë; sot e përjetë: Faleminderit. Lufta për barazi nuk ka filluar me ne. Lufta vazhdon”, ka thënë ajo.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img