Vlora Çitaku përfundon zyrtarisht mandatin si ambasadore, kthehet në Kosovë.
Vlora Citaku e ka përfunduar zyrtarisht detyrën e Ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Këtë gjë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ambasadorja e Kosovës në WashingtonDC vloracitaku ka përfunduar me sukses mandatin e saj. Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë më të sinqertë për shërbimin e saj dhe përfaqësimin e jashtëzakonshëm të #Kosovës në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Vlora Çitaku është ambasadorja e tretë e Kosovës në SHBA që prej shpalljes së pavarësisë.
Vlora Çitaku më parë ka qenë ministre e Integrimit Europian dhe ish-zëvendësministre e Jashtme.
Çitaku ka qenë deputete në dy legjislatura nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ka qenë e angazhuar në komisionet parlamentare për punë të jashtme dhe integrim evropian.