16.9 C
Geneva
Friday, June 24, 2022

Von der Leyen fanse e Dua Lipës, presidentja e fton atë, Michelin e Macronin në “Sunny Hill”

Presidentja Vjosa Osmani gjatë realizimit të fotografisë bashkë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidentin francez Emmanuel Macron, i ka ftuar në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë.

“Shpresoj se do t’ju kemi në kohën kur në Kosovë po zhvillohet festivali Sunny Hill i cili po sjell një formacion të mrekullueshëm dhe gjithashtu ju z.President, jeni të ftuar të gjithë”.

Von der Leyen pastaj tha se bashkë me Osmanin janë fanse të së njëjtës këngëtare – Dua Lipës.

Këtu Osmani u ngut t’i tregojë emrin e artistes presidentit francez, duke i thënë se është nga Kosova.

“Dua Lipa, nga Kosova”, ishte sqarimi i saj për Macronin.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img