fbpx
-15.2 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

VV mbështet marshin e nesërm: Thirrjet “kundër patriarkatit që vret” duhet të na bashkojnë të gjithve

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se e mbështesin marsin “Marshojmë s’festojmë” që do të mbahet të hënën, më 8 mars në Prishtinë.

Përmes njoftimit, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se mendësia patriarkale ende vazhdon ta mbajë gjallë femicidin, e që sipas tyre, kjo bën që shumë gra të privohen nga jeta.

Prandaj, sipas LVV-së edhe marshimi nën thirrjen “Kundër patriarkatit që vret”, duhet t’i bashkojë të gjithë për drejtësi dhe barazi gjinore e shoqërore.

“Tashmë është dëshmuar se organizimi shoqëror për të jetësuar synimet tona për barazi e drejtësi është e vetmja alternativë. Andaj, si çdo ditë edhe në ditën ndërkombëtare të grave ne jemi në solidaritet të plotë me secilin organizim që kryefjalë e ka solidaritetin gjinor sepse jemi të ndërgjegjshëm që ky solidaritet është shpresa e vetme nëpërmjet së cilës arrihet te barazia, edhe gjinore”, thuhet në njoftim.

Më 8 mars aktiviste e aktivistë të Kolektivit “Marshojmë s’festojmë” kanë organizuar një marsh protestues, në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 12:00.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img