-9.6 C
Geneva
Saturday, March 18, 2023

Zagreb: Luftëtari i UÇK-së i ftuar nderi në programin e nxënësve të mësimit shqip

Më 18 shkurt në Bibliotekën e qytetit, “Bogdan Ogrizović”, në mësimin e hapur, që zgjati plotë dy orë, kushtuar rrugëtimit të Kosovës deri në fitoren e Pavarësisë, nxënësit e mësimit shqip nën drejtimin e mësueses së tyre Melita Orešković, kanë qenë të mrekullueshëm.

Folën, bashkëbiseduan, prezantuan, recituan, vallëzuan e brohoritën për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

I ftuar i nderit që bashkëbisedoi me nxënësit, prindërit dhe të ftuarit për kontributin e tij dhe të shokëve si luftëtar dhe epror i UÇK ishte z. Nexhip Hajdari.

Nderoi me pjesëmarrjen e tyre ambasadori i Kosovës z. Martin Berishaj, ambasadori i Shqipërisë z. Riza Poda së bashku me bashkëshorten znj.Ilda Poda, ambasadori i Maqedonisë së Veriut z. Milaim Fetai, të gjithë stafet e ambasadave shqiptare, anëtare të komunitetit shqiptar dhe kroate. Gjithashtu na nderuan me pjesëmarrjen e tyre përfaqësuesi i pakicës shqiptare të Koprivnices doktori Driton Prekazi dhe zëvendësi i tij. Veç të ftuarve dhe fëmijëve bashkëbiseduese ishin edhe nënat e nxënësve zonjat Selda e Lendita. Leonard Hamitaj interpretoi monologun PLISI.

Falenderoj z. Nexhip Hajdari, fëmijët, prindërit, bashkëpunëtoret dhe drejtuesen e bibliotekës znj. Jasna Kovačević!

Fotot nga prindërit dhe Slavica Šarović.

Nga Melita Orešković

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img