Zbulohet arsyeja pse Xhaka refuzoi shiritin e kapitenit

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Granit Xhaka, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Arsenali ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Premierligë. “Topçinjtë” e mposhtën me rezultat 2:1 Brentfordin në “Emirates Stadium”.

Por, një episod interesant ka ndodhur gjatë ndeshjes që ka marrë vëmendjen e të gjithë.

Dhe, protagonist kryesor, Granit Xhaka. Kapiteni Lacazette u zëvendësua nga Nketiah në minutën e 84-të dhe ky i fundit vrapoi t’ia jepte Xhakës.

Megjithatë, Granit Xhaka e refuzoi dhe shiriti i kapitenit përfundoi në krahun e Tierneyt.

Ndërsa, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka treguar arsyen pse Xhaka e ka refuzuar shiritin e kapitenit.

““Sepse ishte për Kieran. Kieran ishte i radhës dhe kjo është arsyeja pse. Ndoshta Eddie nuk e mori siç duhet udhëzimin dhe Graniti i tha se duhej t’ia jepte Kieranit. Kjo është e tëra”, tha Arteta për Sky Sports.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img