Zvicra ngrinë asetet ruse me vlerë prej 7.57 miliardë euro. Berna keshtu kishe vepruar dikur edhe me Serbine e diktatorit Miloshevicit ne vlugun e luftes me Kosovën

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Bernë, 10 maj –Zvicra ka bllokuar asetet e Bankës Qendrore të Federatës Ruse (CBRF) në vlerë prej 7,57 miliardë euro, njofton televizioni Alb’swiss duke ju referuar burimeve nga Qeveria helvetike ne Bernë.

Mesohet se Zvicra asetet e CBRF ishin ngrirë që nga 25 marsi i vitit të kaluar, kur të gjitha transaksionet me këtë bankë ishin të ndaluara. Qeveria në Bernë shtoi se po ndjek diskutimet brenda BE-së nëse asetet e ngrira ruse duhet të investohen dhe të ardhurat të përdoren për rindërtimin e Ukrainës.

Përveç aseteve të CBRF-së, Zvicra ka ngrirë edhe asetet ruse me vlerë 7.68 miliardë euro, të cilat janë të lidhura me persona, kompani dhe subjekte në listën e sanksioneve të drejtuara kundër Moskës. kesut kishte verpruar Zvicra edhe me heret me Serbine, duke bllokuar cdo gje qe lidhjej me diktatotrin serb Miloshevic.

Bern, 23 qershor 1999:Zyra Federale e Policisë (BAP) urdhëroi sot ngrirjen e pasurisë së kreut të shtetit serb Slobodan Millosheviq dhe katër të akuzuarve të tjerë. Kështu, ajo korrespondon me kërkesën për ndihmë juridike nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, e cila u pranua në Bernë më 28 maj… », citon Alb’swiss TV.

Përveç Sllobodan Millosheviqit, President i Republikës Federale të Jugosllavisë, personat në fjalë janë: Milan Milutinoviç, President i Republikës së Serbisë, Nikola Sainoviq, Zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, Dragoljub Ojdaniq, Shef i Shtabit të Forcat e Armatosura Jugosllave dhe Vlajko Stojiljkovic, Ministër i Brendshëm i Republikës së Serbisë.

Rusia më herët njoftoi se, për shkak të sanksioneve perëndimore, rezervat e saj ndërkombëtare valutore ishin ngrirë në shumën totale prej 273.18 miliardë euro, kujton agjencia britanike.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img