fbpx
17.8 C
Geneva
Tuesday, October 1, 2024

Zyrtari i LDK-së kërkon që të rinumërohen votat me kusht, të diasporës dhe kutitë ku dyshohet për manipulim

Zyrtari i LDK-së: Të rinumërohen votat me kusht, të diasporës dhe kutitë ku dyshohet për manipulim.

Faton Bislimi i LDK-së i ka bërë thirrje PZAP-së që të dërgojë në rinumërim komplet votat me kusht dhe të diasporës, e po ashtu edhe secilën tjetër kuti votimi ku ka dyshim për manipulim.

Ai ka thënë se nëse nuk bëhet kjo, atëherë demokracia edhe ashtu fragjile në Kosovë po fundoset.

Bislimi ka qenë kandidat për deputet nga radhët e LDK-së. Shumë kandidatë kanë reaguar për dyshime për manipulim me vota.

“Më 4 mars, unë kam fol për inxhinjering elektoral, dhe kjo u faktua dje me skandalin e blerjes së votave në QNR për kandidaten e AAK-së. Ky skandal komprometon skajsmërisht procesin zgjedhor. Ky model i vjedhjes së vullnetit të sovranit ka prek edhe shumë kandidatë tjerë. Të paktën që do të duhej PZAP të bënte sot është të dërgonte në rinumërim komplet votat me kusht dhe ato të diasporës (të cilat ekskluzivisht janë numëruar në QNR) dhe secilën kuti tjetër ku ka një fije dyshimi për manipulim. Përndryshe, demokracia jonë fragjile po fundoset. Burgu është pak në krahasim me fundosjen e demokracisë”, ka shkruar Bislimi.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img