fbpx
-12.2 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

Ҫfarë duhet të konsumojmë pasi kalojmë Covid-19, tregon mjeku shqiptar

Mjeku popullor shqiptar tregon se çfarë duhet të konsumojmë pasi kalojmë Covid-19.

Ylli Merja, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, për të treguar produktet bimore që ndihmojnë mushkërinë të rikuperohet pas Covid-19.

Merja u shpreh se nëse një person është në 2-3 javëshin e fazën së kësaj lufte, ka nevojë për të marrë produkte të frutave të thata. Ai shtoi se në mëngjes duhet të pijë esëll një gotë lëng mishi me një vezë të freskët.

“Lëng mishi, pula është më e mirë apo qengji e keci. Merret një gotë e vakët me lëng mishi, thyejmë një vezë të freskët dhe e hedhim aty. Për dy javë në mënyrë të pandërprerë duhet të konsumohet çdo mëngjes esëll”, tha Merja, i cili shtoi se ndihmon në rigjenerimin e mushkërisë.

Më pas ai shtoi se tani që jemi në fazën e pranverës, natyra është shumë dinamike dhe çelin lulet.

“Lulja e aguliçes, është një çaj që qetëson kollën, e shoqëruar me 12-15 pika propolis me rigon. Antiviral i fuqishëm. Jo më pak se 2-3 javë. Ai që është post Covid të ngjisë shkallët e pallatit në mënyrë të përshpejtuar. Nëse nuk ka probleme me gjymtyrët do të thotë se nuk ka probleme me mushkëritë. Ai që e ka mushkërinë të rigjeneruar, e bën ecjen pa probleme. Edhe matja me oskimetër. Nëse ka sërish probleme me mushkëritë, duhet të vazhdojë lëngun e mishit dhe çajin për kollën”, tha Merja.

Ky i fundit tha se njerëzit që kanë patur probleme me pagjumësinë, lodhjen, duhet të përdorin qumështin e bletës në mëngjes. Ndërsa ata që kanë patur lemzë të pandërprerë ju vjen në ndihmë çaji i nenexhikut.

“Nuk ka asnjë përjashtim, çdo lloj moshe që e kanë kaluar Covid, u rekomandohet këto që ne këshilluam. Ndërsa kur kanë luhatje të tensionit, lule murrizi, gjethe ulliri, çaj nenexhiku i qetëson plotësisht edhe anën nervore dhe aritminë e zemrës. Lulet e murrizit janë sikur muskulaturës së zemrës ti bëjmë gjimnastike”, tha ai.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img