Tashmë u bënë tri vite që kur Rusia e Putinit pushtoi Ukrainën, në kundërshtim të plotë me ligjin ndërkombëtar.
Dihet botërisht sot se ajo që është në rrezik në Ukrainë që prej tri vitesh është respekti për demokracinë. Në Ukrainë janë në rrezik të vazhdueshëm edhe liritë përballë diktatorëve dhe oligarkëve që duan të ndajnë botën, e këtë ne e shohim dhe e kuptojmë çdo ditë e më mirë.

Kur nuk ka zgjidhje tjetër të mirë në këto raste, bota e civiluar e humane nuk ka rrugë tjetër pos të ngritet përballë atyre që nuk respektojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtat e popujve. Bota e vërtetë demokratike, popujt liridashës e paqsorë duhet të ngritemi kundër tiranisë dhe diktaturës.
Ashtu siq e ka provuar në lëkurën e tij, populli i Kosovës shumë gjatë e veçmas në fund të viteve të nëntëdhjeta, edhe ukrainasët e dijnë sot se një qenie njerëzore e zhveshur nga dinjiteti, e privuar nga të drejtat themelore, plotësisht e kërcënuar nga shkatërrimi, vazhdimisht e poshtëruar, pa rreshtur e shpronësuar, nuk ka zgjidhje tjetër për veten e saj veçse të mbrohet.

Sot, tri vite luftë në Ukrainë janë alarm i frikshëm sepse nëse shekulli në të cilin po jetojmë dëshiron të çlirohet nga spiralja e dhunës ai duhet medeomos të lëvizë më ndryshe dhe të shmangë tragjeditë e shekullit të 20-të. Shekulli ynë nuk ka rrugë tjetër pos të garantojë respektimin e ligjit, respektimin e të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Në të kundërtën, kjo duhet të na shqetësoj të gjithëve që duam paqen dhe mbizotërimin e demokracisë së vërtetë.
Megjithatë ne jemi optimistë për zhivillimet e reja të botës demokratike, dhe po, siq ia dolëm ne shqiptarët e Kosovës, do t’ia dalin edhe ukrainasët, do t’ia del edhe Ukraina.
Slava Ukraini!
MLH
Ndalohet editimi, publikimi i fotografive dhe i tekstit pa lejen e autores!