11 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

11 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

11-paciente-me-koronavirus-ne-gjendje-te-rende-ne-spitalin-e-pejes

67 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë.

67 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: tre janë në respiratorë (CPAP), 51 janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Në ndërkohë, katër pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës, 256 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 39 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjashtë lindje kanë qenë dje në këtë spital – dy lindje normale dhe katër me prerje cezariane. Kanë lindur gjashtë foshnje, dy të gjinisë mashkullore dhe katër të gjinisë femërore.

337 pacientë kanë kryer analiza që në total kanë bërë 4,549 analiza, ndërsa janë kryer 13 operacione.

Të ngjajshme

Abdixhiku u dërgon letër Kurtit e Osmanit, kjo është kërkesa e tij

albswiss.com

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ reagon, pas incizimeve ku shihet burri i Haradinaj duke korruptuar komisionerët

albswiss.com

Valdet Sadiku emërohet si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës në SHBA

albswiss.com