5 pacientë me koronavirus në intensivë – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

5 pacientë me koronavirus në intensivë

5-paciente-me-koronavirus-ne-intensive

5 pacientë me COVID-19 në intensivë në QKUK.

Në intensiven e Klinikës Infektive për momentin janë duke u trajtuar pesë pacientë me COVID-19.

Doktoresha Jehona Zhuti ka thënë se pacientët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Në intensiven e Klinikës Infektive momentalisht janë pesë pacientë që janë të shtrirë.

Fatkeqësisht kapaciteti është deri në gjashtë pacientë.

Ata janë në gjendje të rëndë. Jemi duke dhënë maksimumin me ato mjete që kemi”, ka thënë ajo për EO.

Zhuti ka thënë se rritja e numrit të rasteve të infektuara po e ngarkon Klinikën Infektive.

“Rritja e numrit të rasteve po e ngarkon Klinikën Infektive dhe mund të them se në rolin e specializantes se është një gjendje mjaftë e rënduar dhe faktikisht gati jemi të stërmbushur me pacient. Kështu që nuk është një situatë e mirë. Është një situatë goxha alarmuese”, ka përfunduar Zhuti.

Të ngjajshme

Dy vdekje në Shqipëri pas vaksinës kineze, mjeku Dasho kërkon ndërprerjen e procesit

albswiss.com

Ministri Vitia tregon se nëse do të ketë masa të reja anti-Covid në Kosovë

albswiss.com

Nisin hetimet për vdekjen e babait të dy dëshmoreve që u gjet i pa jetë në pusetë

albswiss.com