Aplikacion nga Dogana që verifikon kilometrat e makinave

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Dogana, me aplikacion që verifikon kilometrat e makinave.

Dogana e Kosovës ka lansuar aplikacionin e-Dogana përmes të cilit mund të raportoni, korrupsionin, kontrabandën e parregullsi të tjera.

Në këtë aplikacion ju mund t’i shihni edhe të gjitha të dhënat e nevojshme për kilometrat e kaluara për veturën e re që planifikoni ta blini, njofton Klan Kosova.

“Tregohet statusi i veturës a është i zhdoganuar apo është në depo doganore si dhe shfaqen kilometrat të cilat i ka prezantuar vetura me rastin e zhdoganimit”, thotë Ilir Morina, zyrtar i lartë i Doganës.

Aplikacioni në rast të raportimit të ndonjë parregullsi, nuk i merr të dhëna të ndjeshme të raportuesit, vetëm në rast se ai dëshironi ti lë me vet dëshirë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img