Gjatë viti 2021, 45 persona u ekstraduan në Kosovë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

45 persona u ekstraduan në Kosovë në vitin 2021

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka njoftuar se në vitin 2021, 45 persona janë ekstraduar nga vendet e tjera për në vendin tonë dhe anasjelltas, me qëllim të zhvillimit të procedurave penale, apo që ndaj tyre të ekzekutohet dënimi i shqiptuar me aktgjykim të formës së prerë.

Prej tyre 25 perona janë ekstraduar nga vendet e tjera për në Kosovë dhe 19 të tjerë janë ekstraduar nga Kosova. Vetëm një rast ka qenë ekstradim transit nga Mali i Zi në Maqedoninë e Veriut.

Kështu ka bërë të ditur për Demokracia.com, Saranda Salihu, zëdhënëse në Ministrinë e Drejtësisë.

“Gjatë kësaj periudhe kohore është realizuar ekstradimi i gjithsej 45 personave. Prej tyre, 25 persona janë ekstraduar nga vendet tjera për në Republikën e Kosovës me kërkesë te autoriteteve vendore, kurse 19 persona janë ekstraduar nga Republika e Kosovës për në shtetet kërkuese dhe 1 ekstradim transit nga Republika e Malit të Zi në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë ajo për Demokracia.com.

Sipas të dhënave të MD-së, këtë vit janë kryer 4 ekstradime më shumë se në vitin 2020, ku kanë qenë 41 persona të ekstraduar.

Në rënien e numrit të ekstradimeve në periudhën 2020-2021, sipas Salihut ka ndikuar edhe kufizimi lirisë së lëvizjes që ka ardhur si pasojë e pandemisë.

“Gjatë kësaj periudhe kohore janë realizuar gjithsej 41 ekstradime. Prej tyre, 23 persona janë ekstraduar nga vendet tjera për në Republikën e Kosovës me kërkesë te autoriteteve vendore, kurse 18 persona janë ekstraduar nga Republika e Kosovës për në shtetet kërkuese”, ka deklaruar ajo.

Vit me numër më të lartë të ekstradimeve ka rezulton të jetë viti 2018, vit në të cilin janë realizuar gjithsej 68 ekstradime.

“Gjatë kësaj periudhe kohore janë realizuar gjithsej 68 ekstradime. Prej tyre, 42 persona janë ekstraduar nga vendet tjera për në Republikën e Kosovës me kërkesë te autoriteteve vendore, kurse 25 persona janë ekstraduar nga Republika e Kosovës për në shtetet kërkuese dhe 1 Ekstradim transit nga Republika e Malit të Zi në Maqedoninë e Veriut”, ka shtuar Salihu.

Ekstradimi bazuar në rregullat ndërkombëtare realizohet kur një person kryen një vepër penale në një shtet të caktuar dhe gjatë procedurës penale, apo pas caktimit të dënimit, largohet në një shtet tjetër me qëllim shmangien e dënimit.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img