Haradinaj thotë se do t’i bashkoheshin një mocioni të mundshëm për rrëzimin e Qeverisë Kurti
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse do të ketë ndonjë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti, AAK do t’i bashkohet.
Haradinaj ka thënë se Qeverinë Kurti 1 nuk e kanë rrëzuar ata por nëse nesër do të kishte mocion për rrëzimin e qeverisë së tij ata do ti bashkoheshin.
“Qeverinë e parë Kurti nuk e kemi rrëzuar ne, ne ju kemi bashkuar një vote kundër se jemi opozitë, nesër nëse ka një mocion për rrëzimin e kësaj Qeverie ne i bashkohemi. Nuk e kemi fuqinë ne me i shpallë zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj.
“Nesër nëse ka një mocion për rrëzimin e kësaj qeverie, ne i bashkohemi”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj të rtv 21.





