A do të marrë pjesë Kadri Veseli në varrimin e nënës? – Flasin nga Haga

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nga Specialja tregojnë se a do të lejohet Kadri Veseli të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij

Sot në moshën 93 vjeçare ka vdekur Ajshe Veseli, nëna e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës i cili po mbahet në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë.

Nuk dihet ende nëse në varrimin e së ëmës mund të marrë pjesë Veseli, shkruan Demokracia.

Demokracia.com ka kontaktuar me Gjykatën Speciale dhe ka pyetur nëse s.Veseli do t’i lejohet vizita në Kosovë.

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep në një përgjigje për Demokracia.com ka thënë se personat e paraburgosur mund t’i bëjnë kërkesa panelit kompetnet dhe se për këtë vendos ky i fundit.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’i bëjnë kërkesa Panelit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për këto kërkesa”, ka deklaruar Griep .

Kujtojmë që muaj më parë Kadri Veselit i ka vdekur edhe babai.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img