Policia nuk gjen diçka të dyshimtë pas kontrollit në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
Pasi u raportua për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia ka njoftuar se nuk ka gjetur ndonjë gjë të dyshimtë pas kontrollit.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, thuhet në komunikatën e qeverisë.
Alarmi i sotëm është i treti në pak ditë për mjet shpërthyes në stacion, e që doli sërish të jetë i rrejshëm.





