Rama ironizon me PD-në.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një thumbimi, ka reaguar për situatën e krijuar sot në Tiranë, nga protestat e zhvilluara para selisë së Partisë Demokratike.
Vetëm pas përfundimit të këtyre protestave, ku është përdorur edhe dhuna e forca, Rama ironizoi me situatën nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai e citoi aktorin amerikan, John Wayne, duke thënë se “jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë”, duke nënkuptuar se këto fjalë janë shkruar për prijësin e kësaj proteste të sotme, Sali Berishën.





