AAK shkarkon ish-kandidatin për kryetar të Dragashit

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

AAK, ka marrë një vendim të ri.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë vendim që ta shkarkojë nga të gjitha funksionet e degës së AAK-së në Dragash, Agron Gashin.

Sipas vendimit, ish-kandidati për kryetar të komunës së Dragashit ka lidhur koalicion me LDK-në, pa u konsultuar me kryesinë e AAK-së në Dragash, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Shkarkohet nga të gjitha funskionet e AAK-së dega në Dragash, anëtari i kryesisë dhe njëherit ish kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit nga kjo parti, si dhe asambleistë në Kuvendin Komunal në Dragash nga radhët e AAK-së z.Agron Gashi, për shkak se i njëjti në kundërshtim me statutin e AAK-së dhe pa u konsultuar me kryesinë e AAK-së në Dragash, ka lidhur koalicion me partinë në pushtet LDK-së.

Po ashtu i njëjti në kundërshtim dhe pa asnjë konsultim paraprak me kryesinë e AAK-së në Dragash, ka emëruar në postin e këshilltarit të kryetarit të komunës z.Xheladini nga radhët e AAK-së të birin e tij z.Eldi Gashi”, thuhet në vendim.

AAK-ja poashtu ka kërkuar nga kryetari i AAK-së në Dragash, Behxhet Xheladini të mos emërojë në asnjë detyrë dhe funksion asnjë anëtar të AAK-së pa konsultim paraprak.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img