Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi është infektuar me koronavirus

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Xhafer Gashi, është infektuar me koronavirus

Këtë e ka bërë të ditur vetë Gashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton lajmi.net.

“Si rezultat i shfaqjes së disa simptomave të pazakonta, jam nënshtruar testimeve për Covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se gjendjen shëndetësore e ka stabile, ndërsa ka bërë të ditur se gjendet në vet-izolim duke i respektuar të gjitha masat antiCOVID19.

Gashi ka bërë thirrje që të respektohet të gjitha masat kundër pandemisë.

“Meqë përhapja e këtij virusi ka filluar të shënojë ngritje,kërkoj që të respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore!”, u shpreh ai.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img