Ramush Haradinaj del me dy propozime për ruajtjen e fshehtësive profesionale në polici

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Haradinaj del me dy propozime për ruajtjen e fshehtësive profesionale në polici.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka propozuar dy mënyra për ruajtjen e fshehtësive profesionale në polici.

Ai ka kërkuar nga institucionet e Kosovës të heqin pajisjet për vëzhgim dhe interceptim, siç tha, të vendosura nga Serbia.

“Për këtë arsye, institucionet e sigurisë, veçanërisht Policia e Kosovës duhet të rris kontrollin e brendshëm dhe të veprojë me urgjencë në dy drejtime:

Eliminimi i të gjitha pajisjeve për vëzhgim dhe interceptim, të vendosura në territorin e Kosovës nga Serbia dhe aleatët e saj.

Investimi në pajisje të avancuara në partneritet me aleatët tonë të sigurisë, për komunikim të sigurt dhe të mbrojtur nga interceptimi i Serbisë dhe i aleatëve të saj.” shkroi Haradinaj në një postim.

Tutje, ai tha se ruajtja e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe sigurisë është shumë e rëndësishme dhe e ndjeshme.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img