“Ka ende rrugë që paraqesin rrezik”, Përparim Rama apelon drejtuesit e automjeteve të vozitin ngadalë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në terren për të inspektuar nga afër punën e kompanive që kujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve.

Ai ka thënë se të gjitha kapacitetet e komunës janë vënë në dispozicion të pastrimit të borës, ndërsa ka thënë se ka ende rrugë që paraqesin rrezik.

“Ju bëj thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes duke vozitë ngadalë gjatë qarkullimit me vetura. Ndërkohë, pastrimi dhe hapja e rrugëve do të vazhdojë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Postimi i plotë:

Edhe pse të gjitha kapacitetet e Komunës janë vënë në dispozicion të pastrimit të borës, jemi duke inspektuar vazhdimisht në terren, dhe ende kemi rrugë që paraqesin rrezik.

Ju bëj thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes duke vozitë ngadalë gjatë qarkullimit me vetura. Ndërkohë, pastrimi dhe hapja e rrugëve do të vazhdojë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img