Newcastle ofron 40 milionë euro për Hazard, Real Mardid merr këtë vendim

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Real Madrid ka refuzuar plotë 40 milionë euro për sulmuesin Eden Hazard nga Newcastle United.

“Los Blancos” tashmë e kanë vendosur lojtarin në shitje, pasi nuk është në planet e Carlo Ancelottit, derisa shumicën e ndeshjeve qëndron në stol, transmeton lajmi.

Sipas “El Nacional”, Newcastle United ka provuar të përfitojë nga situata duke ofruar plotë 40 milionë euro për shërbimet e belgut.

Sidoqoftë, gjiganti madrilen ka refuzuar këtë ofertë, ngase pranojnë shitjen e 31-vjeçarit vetëm për 50 milionë euro, edhe pse do jenë në humbje ngase shpenzuan plotë 115 milionë euro para disa viteve.

Ndërkohë, edhe Hazard nuk është i interesuar për kalimin te Newcastle, ngase preferon rikthimin te Chelsea.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img