Sot në media u raportua se Bordi i RTK-së është duke mbajtur mbledhje ku po diskutohet mundësia për një sërë shkarkimesh të menaxhmentit aktual të televizionit publik.
Mësohet se nga kjo mbledhej është marrë vendimi për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Ngadhënjim Kastratin.
Mediumi ka tentuar të kontaktojë vetë Kastratin, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Shkarkimin e bordi i RTK-së nga Qeveria gjatë vitit të kaluar, Kastrati e cilësoi si precedent të rrezikshëm për radiotelevizionin publik.
“Nesër kush e di çfarë vendimi marrin! Por një gjë është e sigurt që auditim ka pasur në RTK, raporti 2020, i performancës dhe ai financiar është publik dhe është një nga raportet me notat më të mira nga auditori i pavarur. Për profesionalizmin e disa anëtarëve të Bordit flasin CV-të dhe përvoja e tyre dhe zgjedhja e tyre nga Kuvendi”, deklaronte ai.





