Hykmete Bajrami pyet kryeministrin Kurti: A i keni ditur këto në vitin 2019 kur premtonit ulje të çmimit të rrymës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Bajrami pyet direkt Kurtin: A i keni ditur këto në vitin 2019 kur premtonit ulje të çmimit të rrymës.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka pyetur kryeministri Kurti se a e ka ditur për problemet në blloqet e KEK-ut kur në vitin 2019 ka premtuar ulje të çmimit të energjisë, raporton Gazeta Express.

“A i keni ditë të gjitha këto kur në vitin 2019 keni premtu ulje të çmimit të energjisë Bazu në deklarata bazu në protesta dhe akuza që i keni bërë tjerëve ju i keni fituar 50%, a e keni ditë në çfarë gjendje është TC A dhe TC B”, ka thënë Bajrami.

Ajo ia ka kujtuar deputetes Mimoza Kusari Lila se ka aktakuzë pikërisht për distribuimin e energjisë.

“Sa herë që Kusari-Lila del flet për qeveritë e kaluara për sektorin e energjisë ajo duhet me ditë që ka aktakuzë për korrupsion për rastin e distribuimit bile ajo është për privatizimin e termocentraleve”, tha ajo.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img