Policia ka pasur punë me disa persona.
Dy persona janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete në Han të Elezit, të cilët janë shoqëruar për në stacionin policor.
Policia e Kosovës ka njoftuar se M.D, 20-vjeçar është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.
“Me datën 12.02.2022, rreth orës 14:00 policia ka pranuar një informacion se, në fshatin Paldenicë të Han të Elezit është një rast i sulmit dhe lëndimit trupor. Menjëherë njësitet reaguese ju ka përgjigjur kësaj informate, ku në vendin e ngjarjes kanë hasur dy personat të cilët shkak i një mosmarrëveshje ishin përleshur mes vete”, thuhet në komunikatën e PK-së.





