Një person ka vdekur në QKUK si pasojë e një aksidenti që e kishte pësuar gjatë ditës së djeshme.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.
Aty thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
“Fsh. Palaj, Obiliq (NN) 24.01.2022-07:35. Si pasojë e aksidentit, me datë 12.02.2022 ka ndërruar jetë edhe një mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK. Trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”, sqaron policia.
Në Kosovë, numri i aksidenteve në trafik është rritur në masë të madhe, çka ka reflektuar që të ketë edhe më shumë viktima.





