Ia fal gjakun e babait pas 18 vjetëve

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Falja e gjakut në Rahovec.

Dy familjet Shala në Zaqisht të Rahovecit ia kanë shtrirë dorën e pajtimit njëra-tjetrës pas shumë viteve në hasmëri. Familja e Avdi Shalës ia ka falë gjakun e babait të tyre kryefamiljarit Ibrahim Shala.

Vrasja kishte ndodhur në vitin 2004. Në pajtimin e familjeve mori pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili pas këtij akti u ka dhënë mirënjohje falënderimi familjarëve që falën gjakun.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka uruar që raste të këtilla të mos këtë më në këtë komunë.

“Dita e sotit na bën të ndihemi mirë edhe për faktin se lajm më të mirë në kushtet e pasluftës në liri nuk besoj qe ka. Uroj që në këto dy familje të mbretërojë harmonia, paqja dhe qetësia për jetë e mot e këtë truall kurrë të mos kemi raste të tilla”, tha Latifi.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img