Kriza në Ukrainë, a ka kërkuar ndonjë shqiptar ndihmë?

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

A ka kërkuar ndonjë shqiptar ndihmë nga Ukraina, pas rrezikut për konflikt atje?

Konsulli i Nderit në Ukrainë, Shahin Omarov në një intervistë ekskluzive për Report Tv është shprehur se pavarësisht raportimeve në media për prag luftë, situata aty është e qetë dhe nuk ka vend për panik.

Ai bëri me dije se deri më tani, asnjë shqiptar nuk ka kërkuar ndihmë te ambasada shqiptare në Varshavë.

Ai theksoi se janë në gatishmëri nëse do të jetë e nevojshme. Omarov tha se Ukrainë nuk do të sulmojë askënd, por vetëm të mbrojë atdheun e saj, e për këtë ka një ushtri të fuqishme me mbi 200 mijë ushtarë, armatime të kohërave moderne të siguruara nga perëndimi me 1.5 milion qytetarë që janë të stërvitur për “luftë”, por thekson se fund se në këtë situatë “shpreson që të triumfojë diplomacia”.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img