Rritet numri i vdekjeve, publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

6 persona kanë vdekur dhe 602 raste të reja me Covid janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 4.386 testime, 602 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Njoftimi i plotë:

13 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.246 doza të vaksinës.

Deri më sot 810.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 93.334 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 4.386 testime, 602 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.584 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 207.216.

Në total numri i rasteve aktive është 12.651. /ORAinfo/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img