Një lajm i mirë ka ardhur nga QKUK.
Një person ka mbetur i lënduar pasi në orët e mbrëmjes së të shtunës u plagos nga një i dyshuar tjetër në rrugën “Gjorgj Bush” në Prishtinë.
Deri te plagosja dyshohet se erdhi pasi viktima kishte pasur një mosmarrëveshje të çastit me të dyshuarin, i cili është arrestuar më pas nga policia, njofton Klankosova.tv
Viktima i moshës 32-vjeçare që ishte plagosur në stomak e këmbë, u dërgua me urgjencë në QKUK, dhe po vazhdon trajtimin në Klinikën Urologjike dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Të dy të përfshirët në këtë rast janë taksistë që punojnë në relacionin Prishtinë-Fushë Kosovë.





