Përparim Avdili rizgjidhet deputet në Parlamentin e Cyrihut

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Përparim Avdili ka arritur të siguroj sërish ulëse në Asamblenë e Cyrihut.

Avdili ka garuar për Partinë Liberale të Zvicrës (FDP) ku edhe ka arritur rezultate shumë të mira, duke fituar ulësen e deputetit të zonës.

Ai përmes një shënimi në Facebook ka njoftuar rizgjedhjen në këtë pozitë.

“Miq, jam rizgjedhur me rezultatin me të mire në listën e FDP-së në rrethin 9. Faleminderit të gjithëve, përzemërsisht!!”.

Ai ka arritur që të mobilizojë votën e komunitetit shqiptarë në zonën ku ka garuar.

Avdili që është punonjës banke, prioritet në mandatin e tij do të ketë zhvillimin ekonomik në mënyrë liberale.

Ai ka thënë se të gjithëve në Zvicër duhet t’iu jepet mundësia për t’u zhvilluar profesionalisht./Telegrafi/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img