Ky është konkurrenti i Për’puthen që u deklarua për Laureta Zybën.
Për’puthen këtë sezon ka arritur të nxjerrë më shumë çifte.
Pas Alvisës dhe Bashkimit, Mikela u deklarua për Erionin, ndërkohë mbrëmë ditën e të dashuruarve Meliku u deklarua për Laureta Zybën, shkruan lajmi.
Kjo e fundit me tu bërë pjesë e Për’puthen mori shumë vëmendje për shkak se u zbulua e kaluara e saj problematike.
Rikujtojmë se Zyba ka qenë e arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, me dyshimin se kishte bashkëpunuar me tre shtetas të huaj, të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit.
Mirëpo, e kaluara e saj nuk përbën problem për njërin nga djemtë e Për’puthen i cili mbrëmë mes emocionesh të forta u deklaruar për Lauretën.
Ndryshe, deklarimi i Melikut për motrën e Rrushes u kritikua shumë nga ndjekësit në rrjetet sociale.





