FSK-ja dhe Policia e Kosovës nesër parakalojnë në shesh, bëhet thirrje për dalje masive

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë, nesër në kuadër të aktiviteteve festive shtetërore, bëhet parakalimi i kuadrateve të FSK-së së bashku me ato të Policisë së Kosovës.

Parakalimi do të realizohet nesër më 17 shkurt, nga ora 12 deri në orën 13, në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

“Me këtë rast, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, ju ftojmë të gjithëve pa dallim, që të merrni pjesë në këtë ngjarje të veçantë, ku prania juaj sa më masive do të bëjë shumë më madhështore Festën tonë të Pavarësisë. Forca e Sigurisë së Kosovës është e juaja, andaj ejani të festojmë së bashku!”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Njoftimi i plotë:

Qytetarë të dashur të Republikës,

Me rastin e 17 Shkurtit- Ditës së Pavarësisë, nesër në kuadër të aktiviteteve festive shtetërore, bëhet parakalimi i kuadrateve të FSK-së së bashku me ato të Policisë së Kosovës.

Parakalimi do të realizohet nesër më 17 shkurt, nga ora 12 deri në ora 13, në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Me këtë rast, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, ju ftojmë të gjithëve pa dallim, që të merrni pjesë në këtë ngjarje të veçantë, ku prania juaj sa më masive do të bëjë shumë më madhështore Festën tonë të Pavarësisë.

Forca e Sigurisë së Kosovës është e juaja, andaj ejani të festojmë së bashku!

Gêzuar!🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img