Një pjesë e Prishtinës dhe Fushë Kosovës me reduktime uji

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Reduktime të ujit në një pjesë të Prishtinës dhe Fushë Kosovës.

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë dëmtuar kabllot furnizues në stacionin e pompave në fshatin Milloshevë.

Sipas njoftimit kjo është bërë nga kontraktorë privatë, duke lënë jashtë funksionit impiantin e trajtimit të ujit në Shkabaj.

Njoftohet se ekipet e KRU ”Prishtina” bashkë me inspekcionin e komunës së Obiliqit janë në vendin e ngjarjes.

“Si pasojë e këtij dëmtimi nga palë të treta, jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të ujit të pijshëm për pjesën më të madhe të Fushë Kosovës dhe lagjes ‘Kalabria’ në Prishtinë. Reduktimet do zgjasin deri në sanimin e gjendjes”, thuhet në njoftim.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img