Mbi 31 kilogramë narkotikë u konfiskuan në Suharekë, detaje rreth gjashtë të arrestuarve

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Konfiskohen mbi 31 kilogramë narkotikë në Suharekë, detaje rreth gjashtë të arrestuarve.

Gjashtë persona janë arrestuar dhe rreth 32 kilogramë narkotikë të llojit marihuanë janë konfiskuar sonte në aksionin e zhvilluar nga Policia dhe Prokuroria në fshatin Shirokë të Suharekës.

Prokurorja e rastit ka deklaruar se katër nga të arrestuarit në këtë rast janë nga Maqedonia e Veriut dhe dy të tjerë nga Kosova.

Ajo tha poashtu se janë konfiskuar edhe gjashtë telefona mobil, një laptop, tre DVR, makina dhe para në vlerë prej 2 mijë e 185 euro, shkruan lajmi.

“Gjashtë të arrestuar. Katër persona janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dy janë shtetas të Republikës së Kosovës. 32 kilogramë drogë të llojit “Marihuanë”, 2 mijë e 59 bimë të mbjellura në saksi që janë konfiskuar dhe narkotikë që kanë qenë të përgatitura për shitje”, tha ajo.

POashtu është theksuar se substance narkotikë është gjetur në kulmin e një objekti shtatë katësh.

“Janë sekuestruar tre automjete në vendin e ngjarjes. Njëra është e markës BMW, Ford dhe Opel Zafira. Po ashtu janë sekuestruar edhe gjashtë telefona mobil, një lap-top, DVR dhe 2 mijë e 185 euro para të gatshme”.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img