15.2 C
Geneva
Friday, October 10, 2025

Treni i jetës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Udhëtimi ynë

Avni AZIZI

Jeta është sikur një udhëtim në tren.  Njerëzit ngjiten e zbresin, vijnë e shkojnë pa ndërprerë. Për disa shpesh ndodhin surpriza të këndshme, të tjerë përjetojnë momente të lumtura, por ka edhe nga ata që përjetojnë aksidente, fatkeqësi, trishtime.

Që kur kemi lindur ne sikur kemi nisur udhëtimin e jetës sikur të ishim duke udhëtuar në tren, aty ku do të takohemi me njerëz të cilët mendojnë se do të na shoqërojnë gjatë gjithë udhëtimit. Fatkeqësia e parë që mund të përjetojmë janë prindërit tanë …  Herët a vonë ata do të zbresin nga treni duke na lënë me kujtimet për dashurinë e tyre, me ëmbëlsinë prindërore që do të na mbetet gjatë në kujtesë, dhe do të na shfaqet shpesh nëpër ëndrra… Por ata nuk do jenë më bashkudhëtarët tanë.

Megjithatë, në tren do të hyjnë njerëz të tjerë që pa mëdyshje do të zënë një vend të rëndësishëm.  Fëmijët tanë, vëllezërit e motrat tona, miqtë dhe njerëzit që do të na njohin dhe do ta kuptojnë se çfarë ne duam në jetë.  Shumë njerëz do të hyjnë në trenin e jetës dhe shpejt do të zbresin sikurse ata të kishin dashur të bënin një shëtitje të shkurtër. Ne do të vazhdojmë udhëtimin por shumë herë në këtë udhëtim si bashkë shoqërues do të kemi hidhërimin dhe pikëllimin.

Në tren do të ketë edhe njerëz të tillë që përherë do të jenë të gatshëm që të shtrijnë dorën e ndihmës për ti kaluar pengesat dhe rreziqet mundshme që mund të na paraqiten. Zemërgjerësia e tyre do ta bëjnë më të lehtë dhe më të këndshëm udhëtimin tonë, madje do ta bëj edhe triumfues. Ata do të lënë në ne dëshira të përhershme dhe do të bëhen të denjë për respektin dhe dashurinë tonë të pa shkëputur.

Shumë të tjerë do të hyjnë dhe do të zbresin pa i vënë re.  Do na mbetet merak që disa nga udhëtarët të cilët do të ishin shumë të dashur për ne do të udhëtonin në një makinë tjetër. Fati që ne të mos takohemi me ata do të na mbetet sikur peng.  Natyrisht,  kjo do të gërvisht fatin tonë dhe do të na sjellë madje edhe vështirësi të udhëtimit por për fat të keq ne nuk mund të ulemi pranë tyre.

E tillë është jeta.  Ajo ka plot sfida, ëndrra, fantazi, shpresa, takime e ndarje. E mbushur me fatkeqësi të cilat mund të na lëndojnë mu në çastin kur nuk e presim.  Ne nuk duhet të merremi shumë me ato momente që nuk do të kthehen më kurrë. Ne duhet të vazhdojmë ecjen… Ne duhet ti njohim bashkudhëtarët tanë.

Duhet ti njohim ata që na zgjasin dorën e mirësjelljes por edhe ata që në çdo çast mund ti plaçkitin valixhet tona. Fatmirësia më e madhe është misteri i udhëtimit që ne nuk e dimë fundin tonë të zbritjes nga treni. Gjithashtu ne nuk dimë as për udhëtarët e tjerë, madje as për ata që qëndrojnë ulur pranë nesh. Ju mund të jeni të pikëlluar kur nëpër kokë do të u vjen mendimi për zbritjen përgjithmonë nga treni.

Ndarja me shokët që ke njohur gjatë udhëtimit është e dhembshme. Kujtimet se si hyrën në tren me bagazhet e fjalët e tyre, çastet e këndshme të bashkë udhëtimit…mendimet e njëjta dhe në fund ndarja kjo vërtet tingëllon dhembshëm. Por shokët… ah, disa nga ata shpesh ndërrojnë edhe vagonët sepse kështu preferojnë që udhëtimi i tyre të jetë më i rehatshëm. Le të përpiqemi që udhëtimit ynë gjatë jetës të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Le të përpiqemi për të ushtruar fijet e paqes dhe harmonisë në gjithë jetën tonë. Le të përpiqemi që në çdo çast, në çdo ditë të gdhendim prezencën tonë të kalimit si rrezja e diellit. Le të përpiqemi që të kuptojmë faktin se në çdo pjesë të errët dhe të padukshme kemi një mik që ushqen simpatinë tonë e po ashtu në çdo skaj mund të kemi një armik që rrinë në gatishmëri me shpatën ngritur.

Le të përpiqemi që të zëmë një vend të merituar edhe pas daljes nga treni. Dhe dikush të zë vendin tonë që do të mbetet bosh. Që dikush të vazhdoj udhëtimin dhe të bëj përpjekje për ta quar deri në fund atë që ne kemi synuar dhe nuk kemi mundur. Le të ngadhënjej triumfi mbi mirësinë si një dëshirë dhe kujtim i bukur dhe i këndshëm./albswiss.com/

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img