Seanca për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet në orën 17:00

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shefi i deputetëve të AAK’së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se është caktuar për në orën 17:00 seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të vendoset në rend të ditës ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se një procedim i tillë për ndryshimin e Ligjit po bëhet në një formë totalitare derisa ka kritikuar Kurtin për arrogancë të numrave.

Ai thotë se qëllimi i kësaj nisme nuk është i mirë, meqë po synohet të kontrabantohet në Kuvend pa kurrfarë konsultimi me partitë opozitare.

Pas kësaj seance është paralajmëruar seanca për votimin e presidentit. Shefja e deputetëve të VV’së, Kusari Lila, ka thënë se i kanë votat për kuorum.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img