Momenti kur Lumir Abdixhiku uron Vjosa Osmanin.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar Vjosa Osmanin për postin e presidentes.
Në sallën e Kuvendit të Kosovës, Abdixhiku është afruar dhe ka uruar Osmanin për postin e ri drejtues në shtetin e Kosovës.
Duhet përkujtuar që ishte pikërisht i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku që në bashkëpunim me bashkëpartiakët e tij mundësuan që në sallën e
Kuvendit të Kosovës të jenë të pranishëm deputetët e LDK-së në një proces shumë të rëndësishëm si ky i zgjedhjes së presidentes.
Pavarësisht se deputetët e LDK-së qëndruan në sallë, tre prej tyre zgjodhën që të mos votojnë.
Duhet përkujtuar që edhe në të kaluarën, Lumir Abdixhiku pati një bashkëpunim shumë të afërt me Osmanin






