Presidentja me dorë në zemër, VV në këmbë respekton himnin e Kosovës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

VV në këmbë respekton himnin e Kosovës.

Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës.

Me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 të pavlefshme, Vjosa Osmani-Sadriu është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës, pas raundit të tretë. Personi më i votuar në vend, me mbi 300 mijë vota, ka marrë shumicën e votave në Parlament.

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, është intonuar himni i Republikës së Kosovës.

Presidentja e re ka vendosur dorën e saj në gjoks për të respektuar himnin, ndërkohë edhe deputetët dhe zyrtarët e VV-së janë parë në këmbë duke respektuar himnin.

Kujtojmë se në të kaluarën, himni i shtetit dhe simbolet e saj nuk janë respektuar nga anëtarët e VV-së.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img