fbpx
25.9 C
Geneva
Wednesday, October 30, 2024

AAK-ja kërkon që të bëhet rinumërimi i plotë i votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës për procesin zgjedhor.

Ibrahim Selmanaj i AAK-së ka thënë se ka pasur parregullsi në procesin e numërimit. Ai ka thënë se qëndrimi i AAK-së është që hetuesia duhet të merret me secilin komisioner në secilën qendër.

Ai ka kërkuar nga KQZ-ja që të bëhet rinumërim i plotë në mënyrë që të pastrohet si proces dhe secili të përgjigjet për keqpërdorimet.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se sa i përket rinumërimit total, kjo vendoset nga KQZ-ja dhe nëse merr përkrahjen e të gjithëve, mund të ndodhë.

Sami Kurteshi i LVV-së ka thënë se kërkesa për rinumërim të plotë i tejkalon kërkesat ligjore.

Sipas tij, mospërputhjet shihen ku janë, duke shtuar se ata që marrin më pak vota paraprihen të mos jenë të kënaqur.

Kurteshi ka thënë se nuk ka shenja për rinumërim të plotë, sepse sipas tij, një gjë e tillë do thoshte se ky proces zgjedhor ka qenë i kriminalizuar.

“Ne kemi tërhequr vërejte për kujdes, por pas rezultateve të bie poshtë atëherë i bie se tërë procesi ka qenë i kriminalizuar. Numrin më të vogël të rinumërimeve e ka VV-ja edhe pse i ka marrë më shumë se gjysmën e gjitha votave”, ka thënë ai.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img