Apelon Ministria e Shëndetësisë: Vaksinohuni, varianti Omicron është bërë dominues

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se varianti Omicron i koronavirusi është bërë tashmë variant dominues në qarkullim.

Kësisoj, MSh ka apeluar që të vaksinohen të gjithë qytetarët që janë mbi 12 vjeç.

“Varianti Omicron i koronavirusit tanimë është bërë variant dominues në qarkullim. Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, sidomos format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, i bëhet thirrje popullatës së moshës mbi 12 vjeçare e lartë që të vaksinohet”, thuhet në apelin e kësaj ministrie.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se me dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund të vaksinohen të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare, në secilën komunë në Kosovë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img